Dinamo mundet në miqësore por nuk shqetëson Deden: Vetëm seleksion, do bindim në sulm

Dinamo e ka me vrull. Pasi afruan mbrojtësin Dikson Eçe Idakvo dhe siguruan zyrtarisht shërbimet e mesfushorit Asion Daja, blutë bënë goditjen e tretë në merkaton e verës. “Nëndetësja” i ka rrëmbyer Korabit shënuesin më të mirë të sezonit të fundit. Taulant Marku është përforcimi i radhës, por i pari për sulmin. Ky është vetëm fillimi, pasi të tjera surpriza priten në hyrje. Drejtuesit po vazhdojnë negociatat për të pasuruar organikën dhe janë gati për të nisur me pretendime madhore Kategorinë e Parë.

dede

Taulant Marku është afrimi i tretë i bluve në merkaton e verës. Sulmuesi 28-vjeçar vjen nga Korabi, ku luajti dy sezonet e fundit, ndërsa më parë është aktivizuar me Tërbunin dhe Kastriotin. Pukjani ishte protagonist sezonin e fundit me ekipin dibran, ku shënoi 14 gola. Me përvojën e tij pritet që t’i shërbejë Dinamos në Kategorinë e Parë. Lojtari u bashkua me skuadrën e re që ditën e shtunë në Kamzë, por nuk luajti në miqësoren me Tërbunin.

DEDE – Pas miqësores me Tërbunin, e cila kishte karakter seleksionues, pasi në radhët e Dinamos kishin ardhur shumë të rinj për provë, trajneri Nevil Dede foli me entuziazëm. Blutë u mundën 3-1, por rezultati në këtë rast nuk kishte aspak rëndësi. Për “Panorama Sport”, trajneri i Dinamos theksoi: “Të jem i sinqertë, kjo ndeshje ishte për seleksionim për disa të rinj, që për politikat e klubit, duhej t’i shikonim. Përdorëm pak Imamin, bashkë me Bakajn dhe Demirin. Pjesa tjetër e skuadrës, siç e patë, nuk u aktivizua fare. Kishte një program tjetër stërvitor.

Kishim dy-tre të rinj, që mendojmë se mund të kenë perspektivë dhe ia arritëm qëllimit që t’i vëzhgonim. Fokusi ishte tek ata, janë të datëlindjes 2004-2005. Rezultati nuk kënaq, por ishte më shumë për seleksionim. Besoj se javës tjetër grupi merr formë tjetër. Merkato pas Dajës, Diksonit dhe Markut? E mira nuk ka fund… Do të shohim ditët në vijim. Ne do të ndërtojmë një skuadër solide dhe mbi të gjitha të ketë ndjenjë brenda grupit, ta ndiejë dhe shijojë futbollin. Sulmi? Besoj se do të godasim në shenjë, jam i bindur për këtë”.

SELEKSIONIMI – Trajneri kryeqytetas e ka parë grupin e lojtarëve për një javë dhe nga sot pritet që disa të rinj, ata që nuk kanë bindur, të mos jenë më në stërvitje. Në grup do të futen këtë javë lojtarët që janë bashkuar me vonesë me skuadrën apo edhe ata që vijnë nga shqetësime fizike. Stafi teknik nuk ka dashur t’i rrezikojë dhe i ka lënë të bëjnë vetëm vrapime. Këtu bëjnë pjesë emra si Bardhi, Maliqi, Prodani, Denison, Daja, Dikson, Marku dhe ndonjë tjetër.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


Loading…

Dinamo mundet në miqësore por nuk shqetëson Deden: Vetëm seleksion, do bindim në sulm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook