E ngatërruan si person të botës së krimit, policia italiane i thur elozhe lojtarit të Milanit: U soll si qytetar model! Mund edhe të…

Timue Bakajoko ishte pjesë e një ngjarje jo të këndshme nga ana e policisë italiane.

BAKAJOKO

Mesfushori i Milanit u ngatërrua nga forcat e rendit si një person i botës së krimit teksa ishte duke shëtitur me makinë.

Francezi 27-vjeçar u kontrollua në mes të qytetit të Milanos dhe më pas u la i lirë pas një ngatërrimi që kishte bërë policia.

Gjatë një interviste me mikrofonat e “New Sound Level”, Xhirolamo Lakaniti, një polic i shtetit italian ka treguar këtë ngjarje të ndodhur duke i bërë komplimenta Bakajokos, që reagoi si një qytetar i vërtetë:

“Salla e operimit të Komisariatit të Milanos kishte lëshuar një deklaratë me të cilën njoftohej se kishte pasur një përleshje dhe të shtëna armësh dhe po kërkohej një fuoristradë me një person me ngjyrë në makinë dhe me këmishë jeshile.

Pikërisht lloji i makinës, lloji i veshjes dhe karakteristikat e lojtarit të Milanit rezultuan ashtu.

Bakajoko kishte kohën e mjaftueshme për të ngritur zërin, por në fund të fundit ai ishte i pari që kuptoi pse oficerët e policisë e bënë këtë.

Shfrytëzoj rastin për ta komplimentuar. Ai nuk i tha policisë fraza të tipit ‘Ti nuk e di kush jam unë, do të kesh telashe në polici’.

Ai e kuptoi dinamikën e ngjarjes. Faleminderit atij që u soll si një qytetar model, duke treguar bashkëpunim, duke kuptuar situatën dhe duke shmangur çdo formë mosmarrëveshjeje.”, tha agjenti i policisë.

– Arena e Lajmit

LEXO EDHE:

VIDEO/ I dyshuar për veprimtari kriminale, panik për futbollistin e Milanit. Kontrollohet nga policia në mes të qytetit


Loading…

E ngatërruan si person të botës së krimit, policia italiane i thur elozhe lojtarit të Milanit: U soll si qytetar model! Mund edhe të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook