EKSKLUZIVE/ “Rikthejmë ADN-në e Dinamos”, Asion Daja: Për tu transferuar te blutë më bindi…

Asion Daja është një nga emrat që spikat në riorganizimin e deritanishëm të Dinamos për sezonin e ri. Kanë afruar edhe mbrojtësin Dikson Eçe Idakvo apo sulmuesin Taulant Marku, por mesfushori hyn te lëvizjet e veçanta. Është dinamovit i lindur, që rikthehet te “nëndetësja” pas gati një dekade. Dhe vjen me “mision” të qartë, të ngjisë kryeqytetasit në elitë. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, 32-vjeçari tregon pse bëri këtë zgjedhje. Ai thekson se të gjithë bashkë do të mundohen të rikthejnë AND-në e Dinamos, duke e bërë faktor të futbollit shqiptar, por jo vetëm me fjalë.

asion daja

Riktheheni pas gati 10 vitesh, aty ku e nisët. Çfarë do të thotë kjo për Dajën?
Për mua është një ndjenjë e veçantë rikthimi te Dinamoja, pasi është ekipi ku jam rritur. Kam qenë tek ekipet zinxhir që në moshën 10-vjeçare, pastaj kam debutuar me ekipin e parë. Atë vit isha pjesë e ekipit që fitoi titullin kampion në ndeshjen e fundit me Partizanin, në sezonin 2007-2008. Dëshira ka qenë gjithmonë për një rikthim te Dinamoja.

Si e kujtoni debutimin me fanellën e kësaj skuadre në futbollin shqiptar?
Debutimin e kujtoj si çdo futbollist. I veçantë ishte, por për mua ka qenë akoma më emocionues dhe me një përgjegjësi të madhe, pasi Dinamo në atë kohë ishte ekip që luftonte për të dalë kampion. Ishte shumë e vështirë për një futbollist të ri që të aktivizohej dhe të ndihmonte ekipin. Me këtë rast, dua të falënderoj edhe trajnerin e asaj kohe, Ilir Daja, i cili më dha mundësinë të luaja.

Pse vendosët të luani në Kategorinë e Parë, çfarë ju bindi?
Të jem i sinqertë, një telefonatë e presidentit Adrian Bardhi më bindi të jem pjesë e projektit të Dinamos në Kategorinë e Parë. Dinamo do të jetë pjesë e elitës shumë shpejt, do të jetë aty ku i takon, ndaj dhe vendosa t’i bashkohem asaj.

Sa e njihni grupin që ka Dinamo aktualisht?
Dinamon e shikoj në një fazë tranzicioni. Por disa lojtarë i njoh, sepse kam luajtur me ta gjatë viteve.

Çfarë objektivash personalë ka Asion Daja me fanellën e Dinamos?
Objektivi im është edhe ai i skuadrës: të rikthehemi sa më parë në elitën e futbollit shqiptar. Po të mos ishte ky objektiv, nuk do të vija të luaja në Kategorinë e Parë. Personalisht, dua të jem shembull për lojtarët e rinj, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

Si e parashikoni kampionatin e ardhshëm, ku rivaliteti pritet të jetë vërtet i madh?
E di që Kategoria e Parë ka shumë rivalitet këtë sezon. Por ne jemi Dinamo dhe do të hyjmë me objektiva të qartë në garë. E rëndësishme për ne është që të vlerësojmë çdo kundërshtar dhe çdo situatë, në mënyrë që të mos e vëmë asnjëherë në rrezik objektivin tonë për rikthimin në Superiore.

Një mesazh për tifozët?
Pa u nxituar në deklarata, doja t’u thosha tifozëve tanë se do të mundohemi të gjithë bashkë të rikthejmë AND-në e Dinamos. Ta rikthejmë Dinamon si dikur, faktor të rëndësishëm në futbollin shqiptar. Kuptohet që kjo gjë do kohë dhe durim, sepse nuk mund të arrihet përnjëherësh.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ “Rikthejmë ADN-në e Dinamos”, Asion Daja: Për tu transferuar te blutë më bindi…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook