Ende pa akord me PSG-në, qëndrimi i titullarit të padiskutueshëm të Interit cënon…

Prapavija është pika më e dobët e Interit dhe këtë drejtuesit e dinë shumë mirë.

SKRINIAR 1

Jo vetëm sepse Milan Shkriniar është me valixhe në duar, por mbi të gjitha sepse largimet e shumta të repartit, nga Kolarov te Ranokia e kanë lënë Inzagin në emergjencë në mbrojtje, duke e detyruar të sajojë treshen e rezervave, përveç titullarëve.

Një pikëpyetje e madhe është situata e Shkriniarit që sot pret takimin mes Interit dhe PSG-së për të parë nëse mes tyre mund të gjendet një akord për vlerën, me francezët që ofrojnë 60 milionë euro dhe milanezët që kërkojnë të paktën 65 milionë.

Sllovaku e ka gjetur akordin e tij personal me parisienët për një kontratë 5-vjeçare me 7.7 milionë euro në sezon, por nuk e ka urgjent largimin, madje do të qëndronte me kënaqësi në skuadër nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët mes klubeve.

E nëse gjërat shkojnë në këtë drejtim, 27- vjeçari do të rinovonte kontratën me zikaltrit që i skadon vitin e ardhshëm, duke e lejuar Inzagin ta bëjë gjumin e qetë të paktën për qendrën e djathtë.

Thënë kjo ama, nëse Milan Shkriniar qëndron, atëherë zikaltrit do të duhet të sakrifikojnë një tjetër emër të madh të skuadrës, pasi mbrojtësi ishte planifikuar të ishte financuesi kryesor i merkatos dhe plusvalencës prej 80 milionësh që duhet të ketë klubi në përfudnim të merkatos.

Por deri në përfundimin e trattivës për sllovakun, zikaltrit e kanë lënë pezull planin B që pritet të prekë Dumfrisin e De Vrajin.

BREMER – Sido që të shkojë çështja Shkriniar, Interi vazhdon të ketë objektiv primar Gleison Bremerin, por takimi i pritur pasdite me klubin torinez u shty dhe tani zikaltrit kanë filluar të kenë frikë nga konkurrenca e Juventusit, që po ashtu ndjek 25- vjeçarin dhe madje është në avantazh me ofertën e tij prj 45 milionë eruosh krahasuar ofertës prej 30 milionë euro plus kartonin e të riut Kazadei të Interi.

Gjithsesi milanezët shpresjnë që dëshira e Bremerit për t’u veshur zikaltër t’i diktojë Torinos edhe klubin me të cilin do të gjendet akordi.

Arena e Lajmit


Loading…

Ende pa akord me PSG-në, qëndrimi i titullarit të padiskutueshëm të Interit cënon…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook