Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, thotë se Edi Rama refuzon t’i përgjigjet pyetjes së ambasadores Yuri Kim, pasi ka zgjedhur prej kohësh që vendin “t’ia dorëzojë kriminelëve”.
Vasili i referohej pyetjes së shtuar nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, e cila tha se “udhëheqësit duhet të zgjedhin se kush e ka në dorë vendin, kriminelët apo qytetarët”.
“Pyetja e Yuri Kim eshte shume e drejte dhe e vertete! Rama ka te “drejte” qe refuzon pyetjen e Yuri Kimit. Sepse Rama e ka bere me kohe zgjedhjen e tij dhe ja ka dorezuar vendin krimineleve, trafikanteve dhe pastrimit te te gjithe llojeve te parave te pista”, shkruan në një postim në Facebook, Vasili.