Dy burra shqiptarë, 43 dhe 41 vjeç janë arrestuar ditën e djeshme pasi kanë tentuar të vjedhin në ambientet e një kompanie në Gjermani vonë në mbrëmje.
Tentativa e tyre dështoi pasi u kapën nga një qen roje i ndërtesës Büddenberg dhe u detyruan të largohen nga vendi i ngjarjes pasi tentuan të hyjnë aty me forcë.
Pas njoftimit të autoriteteve policore dhe me ndihmën e qenit roje forcat e rendit arritën të gjejnë dy burrat të cilët i ishin drejtuar shinave të trenit në Poth’schen Kamp.
Sipas policisë gjermane dy burrat u arrestuan pa bërë rezistëncë, ndërsa dyshohet se ata nuk janë banorë të zonës apo rrethinave pranë.
Arena e Lajmit