Ballkani në San Marino pa një sulmues, ish-lojtarit të Partizanit i mohohet viza

Kampionia e Kosovës, Ballkani, ka mbërritur ditën e djeshme në San Marino, ku do të luajë betejën e radhës me synim vijimin e aventurës europiane.

BALLKANI GJILANI

 

Siç dihet, skuadra nga Suhareka e nisi në Ligën e Kampionëve, por u eliminua befasisht nga Zalgirisi i Lituanisë. Tashmë skema e hartuar nga UEFA e katapulton skuadrën e Ilir Dajës në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ku shorti është treguar mjaft bujar, sepse përballë do të ketë ekipin La Fiorita nga San Marino, një skuadër ndjeshëm modeste, krahasuar me djemtë e Ilir Dajës. Ndeshja e parë do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në stadiumin kombëtar të San Marinos dhe sheh favoritë pikërisht “Dardanët”.

MUNGESAT

solomon

Trajneri Ilir Daja do të duhet të bëjë pa dy lojtarë kryesorë në këtë ndeshje të parë. I pari është Kushtrim Gashi, i cili ka kërkuar largimin dhe nuk është grumbulluar për këto dysfida. Ndërkohë, as Theofilius Solomon nuk ka udhëtuar ditën edjeshme drejt San Marinos. Në këtë rast shkaqet nuk janë sportive, por burokratike, sepse nga sa raportohet nga mediat dardane, ish-sulmuesi i Partizanit nuk ka mundur të pajiset në kohë me vizëdhe e ka humbur këtë sfidë.

Që nga shpallja e gjendjes së pandemisë, lojtarët afrikanë në Shqipëri dhe Kosovë kanë hasur vazhdimisht vështirësi për të udhëtuar nga një shtet në tjetrin. Solomonështë pjesë e Ballkanit që nga vera e vitit të kaluar dhe ka treguar një nivel të kënaqshëm. Para se të transferohej në Kosovë, nigeriani ishte pjesë e Al Qadsia, ku luan prej kohësh Lorenc Trashi.

Arena e Lajmit


Loading…

Ballkani në San Marino pa një sulmues, ish-lojtarit të Partizanit i mohohet viza

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook