“Duhet të realizojmë shanset që krijojmë”, trajneri i Zrinjskit komenton sfidën: Ja kë kam frikë nga Tirana

Zrinjski sot do të luajë me Tiranën në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve prej Sherifit, Zrinjski vazhdon rrugëtimin europian në raundin e dytë të Konferencë Ligës, ku do të përballen me Tiranën, kampione e Shqipërisë. “Fisnikët” kanë mbërritur në Tiranë me çarter, ndërsa ndeshjen e ka paralajmëruar trajneri Sergej Jakiroviç.

97897999

“26 herë kampionët e Shqipërisë duket qartë se janë një kundërshtar kërkues, sidomos në shtëpi sepse kanë një turmë fanatike tifozësh që i shtyn përpara për 90 minuta. Ne i ndoqëm ndeshjet e tyre me Dudelanzhin dhe mund të themi se Dudelanzhi ishte me fat sepse në kthim duhej të humbiste 3-0 në 20 minuta. Mirëpo, ata u rezistuan atyre sulmeve dhe më pas loja u qetësua”, tha Jakiroviç. Ai më pas shtoi:

“Tirana është e rrezikshme pasi fiton topin. Ata synojnë dy krahët e tyre me Xhixhën dhe Seferin. Ne duhet të kujdesemi që ta parandalojmë këtë, të mos u japim atyre thellësi pas nesh sepse kjo mund të jetë e rrezikshme. Shpresoj që të jemi seriozë, gjë që e kërkon ky nivel dhe këtë herë të realizojmë shanset që krijojmë. Të gjithë janë në dispozicion. Të njëjtët djem po udhëtojnë si në Kishinjev, ndërsa Jakovljeviç do të udhëtojë edhe si mbështetje psikologjike për lojtarët. Është shumë e rëndësishme për ne nga çdo aspekt”. Boshnjakët zhvilluan edhe stërvitjen e zakonshme në “Air Albania”.

Arena e Lajmit


Loading…

“Duhet të realizojmë shanset që krijojmë”, trajneri i Zrinjskit komenton sfidën: Ja kë kam frikë nga Tirana

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook