Levandovski gati të startojë aventurën te Barcelona, polaku gjen frymëzim te… Mikael Shumaker

Tifozët e Barcelonës e kanë fare të qartë se çfarë presin prej sulmuesit më të ri në skuadër, Robert Levandovski. Polaku është nga ata sulmues që garanton mesatarisht 40 gola në sezon dhe kjo i lumturon tifozët e këtij klubi. Por shumë prej tyre janë kureshtarë të dinë diçka më shumë rreth Levandovskit jashtë fushave të blerta. Një nga “të fshehtat” e tij më të mëdha është pasioni për botën e automobilizmit. Polaku është një i apasionuar pas garave me makina në Botërorin e Formulës 1.

978989897

Jo më larg se maji që lamë pas, kur ai ishte ende një lojtar i Bajernit të Mynihut, ishte i ftuar i veçantë në skuderinë Aston Martin në garën e zhvilluar në Monako. Gjatë vizitës së tij në zyrat e skuderisë britanike, Levandovski ka folur gjerë e gjatë me inxhinierët e skuadrës, mekanikët e makinës si dhe me dyshen e pilotëve të kësaj skuderie, Sebastian Fetel dhe Lans Stroll. Por idhulli i vërtetë i Levandovskit në botën e garave me makina është legjenda gjermane, Mikael Shumaker. Këtë gjë ai e ka bërë me dije gjatë një interviste pas Çmimit të Madh të Monakos.

“Garat në Formulën 1 i kam ndjekur që fëmijë, isha mjaft i dhënë pas tyre. Kujtoj me nostalgji Mikael Shumakerin. Ajo çfarë ai ka bërë, ato çfarë ai ka arritur janë të pabesueshme. Ka qenë me të vërtetë i shkëlqyer. Ai ka shërbyer si një frymëzim për mua”, pati thënë Levandovski. Më pas polaku ka pranuar se e ka fituar statusin si një prej lojtarëve më të mirë në botë falë punës së madhe që ka bërë.

“Nëse do të jesh atje në majë, duhet të punosh pa reshtur, duhet të punosh pa thënë një herë të vetme ‘u lodha’. Asnjëherë nuk duhet të mjaftohesh me atë që ke arritur, por të mendosh se si mund të shkosh edhe më lart. Të ngjitesh lart është shumë e vështirë, por të qëndrosh në nivele të larta për vite me radhë është shumë më e vështirë”, ka thënë Levandovski.

Arena e Lajmit


Loading…

Levandovski gati të startojë aventurën te Barcelona, polaku gjen frymëzim te… Mikael Shumaker

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook