Merr flakë makina e parkuar pranë kishës në Fier, dyshimet e policisë

Img 20221210 Wa0031

Merr flakë një automjet tip ‘Ford, i parkuar pranë kishës së ‘Shën Gjergjit’ në Fier. Makina ishte e parkuar në oborrin e kishës kur kanë shpërthyer flakët.

Kanë qenë kalimtar të rastit, ata të cilët kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.

Këta të fundit, kanë mbërritur pranë vendit të flakëve, ndërsa shuarja e zjarrit ka shmangur edhe djegien e një tjetër automjeti të parkuar pranë.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në pjesën e motorit.

“Rreth orës 09:00, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, dyshohet si pasojë e një defekti në motor, automjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetasit J. D., banues në Roskovec. Automjeti ka qenë i parkuar afër Kishës Orthodhokse.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Merr flakë makina e parkuar pranë kishës në Fier, dyshimet e policisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook