Transferimi i Brojës pranë finalizimit, lojtari vë një kusht. Dy klube të tjera hyjnë në garë në momentet e fundit

Armando Broja është kthyer në Angli për të mbyllur transferimin e tij në radhët e një tjetër skuadre në Premier Ligë. Mediat angleze raportojnë se Uest Hem ka gjetur një akord parimor me të dhe me Çelsin, por tashmë në garë janë kthyer edhe Everton me Njukasëllin duke hapur një ankand të mirëfilltë.

broja

Broja nuk do të kishte hapësira te Çelsi ndaj ka pranuar që të largohet nga blutë, për të luajtur rregullisht. Por mediat angleze sot raportojnë se sulmuesi shqiptar i ka kërkuar klubit që transferimi i tij të jetë përfundimtar, pasi kërkon që të luajë në një skuadër në një periudhë të gjatë e të mos jetë gjithmonë në lëvizje, pas çdo sezoni, siç i ka ndodhur në dy vitet e fundit pas eksperiencave te Vitese dhe Sauthempton.

Kështu, Uest Hem që ka ofruar 30 milionë paund dhe bonuse për rreth 5 milionë paund të tjera, është shumë pranë akordit për transferimin e tij përfundimtar, pasi ka një marrëveshje parimore edhe me vetë Brojën. Por në garë raportohet se kanë hyrë Evertoni dhe Njukasëlli, të cilat kanë kërkuar informacion nga Çelsi nëse pranon oferta më të larta për lojtarin. Kjo është arsyeja pse Broja nuk ka kryer ende vizitat mjekësore te Uest Hem, pasi do të dëgjohen një herë edhe propozimet e dy klubeve të tjera par se të merret vendimi përfundimtar.

Arena e Lajmit


Loading…

Transferimi i Brojës pranë finalizimit, lojtari vë një kusht. Dy klube të tjera hyjnë në garë në momentet e fundit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook