Merkato thuajse e mbyllur për AF Elbasanin, skuadra zbret në fushë më…

AF Elbasani përcakton axhendën për fazën përgatitore.

AF ELBASANI 2

Më 1 gusht skuadra do të zbresë në fushë për të nisur punën për sezonin e ri. Pasi afruan disa lojtarë cilësorë, tani fokusi është kthyer te stërvitja.

Verdheblutë pritet që për afro tri javë t’i zhvillojnë ato në kushte shtëpie dhe më pas të zhvendosen në një zonë paksa më të freskët. Opsioni më i mundshëm është Pogradeci, ku do të qëndrojnë për dy javë.

Edhe pse sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorisë së Dytë, në klub janë munduar që t’u garantojnë lojtarëve dhe stafit kushte sa më optimale gjatë periudhës së përgatitjeve.

Sakaq, sa i përket sezonit në vijim, Gentian Stojku do të ketë në dispozicion një skuadër që do të tentojë me çdo kusht ngjitjen në Kategorinë e Parë për këtë sezon, ndaj edhe investimet në merkato nuk kanë qenë të pakta.

VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit


Loading…

Merkato thuajse e mbyllur për AF Elbasanin, skuadra zbret në fushë më…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook