“Afërsia me partinë tuaj, historike”, Meloni letër Berishës: Mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane

Giorgia Meloni

Kryeministrja e sapo zgjedhur e Italisë Giorgia Meloni, i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha ku e ka falenderuar për mesazhin e urimit.

Ajo ka siguruar Berishën se ka mbështetjen e qeverisë së ardhshme italiane.

Letra:

I dashur President,

Ju falenderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar.

Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë, të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.

Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme, ashtu siç është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë.

Për këtë pikë të fundit, mund t’ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane.

Me përzemërsi të ngrohtë,
Giorgia Meloni

Arena e Lajmit

“Afërsia me partinë tuaj, historike”, Meloni letër Berishës: Mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook