EKSKLUZIVE/ Pritet “tym i bardhë”, titullari i Partizanit drejt Izraelit

Eneo Bitri është padyshim një nga pikat më të forta në mbrojtjen e Partizanit, por ka shumë shanse që të kuqtë të bëjnë pa të në sezonin e ardhshëm.

ENEO BITRI

Forma e mirë e treguar dhe aftësitë në të dyja fazat e lojës e kanë bërë Bitrin një emër mjaft të kërkuar në merkato, me izraelitët e Hapoel Tel Aviv, që kanë bërë lëvizje konkrete.

Ata kanë ofruar 100 mijë euro për beratasin, teksa Partizani nuk është i gatshëm për ta lënë të lirë për këtë shifër.

Gjithsesi, zhvillimet e fundit pranë klubit të kuq e afrojnë Bitrin me izraelitët.

Burime për gazetën bëjnë me dije se negociatat mes klubeve janë në rrugën e duhur dhe pritet që Bitrit t’i jepet fletëdalja.

Akordi nga ana e lojtarit është më i lehtë dhe pritet të vijë më shpejt se marrëveshja mes klubeve.

Largimi i Bitrit do ta detyronte Partizanin të hynte në garë për të firmosur me një tjetër qendërmbrojtës të nivelit të lartë.

Që nga ardhja e tij në janar, Bitri ishte pikë kyçe në rritjen e skuadrës dhe eliminimin e gabimeve të njëpasnjëshme në difensivë.

DENIS LALA – Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ Pritet “tym i bardhë”, titullari i Partizanit drejt Izraelit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook