Mbyllet në Gjykatën e Dibrës një pjesë e dosjes ‘184’, ja dënimi dy ish-zyrtarët

Gjykata Diber

Ka përfunduar në shkallën e parë në Dibër gjykimi për një pjesë të dosjes ‘184’ e zvarritur prej afro 2 vitesh me shumë seanca gjyqësore. Gjykata e shkallës së parë në Dibër ka arritur të dalë me vendim për të akuzuarit Drini Gjeci ish-drejtor i Zyrës Arsimore Dibër dhe Nuri Meda ish-administrator i Njësisë Administrative Tomin.

Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se gjyqtari Edvan Veçani njoftoi vendimin ku të dy të akuzuarit e kësaj dosjeje për blerjen dhe tjetërsim të votës u dënuan me nga dy vite dënim me kusht dhe 2 vite pa të drejtë punësimi në poste publike.

Këta dy të pandehur kishin kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërkohë saga e gjyqeve vijon për dy të pandehurit e tjerë të kësaj dosjeje. Ish shefi i komisariatit të Dibrës Robert Aga dhe ish administratori i Lurës Hasan Hoti, e kanë çështjen e ndarë dhe ende nuk ka përfunduar gjykimi në shkallën e parë, megjithëse janë zhvilluar shumë seanca.

Arena e Lajmit

Mbyllet në Gjykatën e Dibrës një pjesë e dosjes ‘184’, ja dënimi dy ish-zyrtarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook