Një incident i rëndë u raportua në Angli pasi një gomone me emigrant u përmbyt. Autoritetet, ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur shpëtimin e emigrantëve. Sipas informacioneve paraprake mësohet se mes personave të shpëtuar deri tani është edhe një shqiptar.
Ndërkohë mediat e huaja kanë raportuar se të paktën katër persona dyshohet se kanë humbur jetën. Gomonia me mbi 40 emigrantë u mbyt në Kanalin Anglez në orën 3 të mëngjesit me një operacion të madh shpëtimi në vazhdim.
Një zëdhënës i qeverisë britanike konfirmoi numrin e viktimave, ndërsa paralajmërohet se bilanci mund të rritet.
“Pas një operacioni të koordinuar kërkim-shpëtimi të udhëhequr nga Rojet Bregdetare HM, me keqardhje ka pasur katër vdekje të konfirmuara si rezultat i këtij incidenti, hetimet janë në vazhdim dhe ne do të japim informacione të mëtejshme në kohën e duhur”, tha ai.
Skynews ka publikuar momentet kur ekuipazhi i një anije shpëton njerëzit që ndodhen në ujë, ndërkohë disa të tjerë nuk ishin aq me fat, pasi ndërruan jetë.