Pas përplasjes në Kuvend me ministrin e Drejtësisë, Spaho kërkon verifikime nga Autoriteti i Dosjeve: Qesh mirë kush qesh i fundit

Spaho

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka kërkuar hetim të thelluar të aktivitetit të tij para vitit 1990 dhe marrjen e dokumentit për pastërtinë e figurës.

Në një postim në Facebook, Spaho thotë se e ka marrë këtë vendim pas përplasjes që pati në Kuvend me Ministrinë e Drejtësisë Ulsi Manja.

Spaho shton se ka kërkuar hetim të përshpejtuar në mënyrë që t’i përgjigjet sa më shpejt Manjës që i kërkoi në seancën plenare që të bëhej ‘burrë’ dhe të votonte ligjin e hapjes së dosjeve.

Statusi i plotë:

Sot ne Parlament Ulsi Manja ne menyre tipike si te ishte sigurims i vjeter, me provokoi duke me thene qe po je burre voto ligjin e hapjes se dosjeve. Ne pergjigjen time i thashe qe: Ky eshte nje provokim i ulet dhe i rende. Ne fuksionet qe kam pasur duke filluar nga viti 1993 si Minister Turizmi dhe me pas si Deputet nga viti 2005 e deri me sot, nga te cilat kater vjet si Nenkryetar Kuvendi, jam verifikuar disa here dhe jam i paster. Ne vitin 2008 kam votuar si deputet ligjin e dekomunistizimit dhe hapjen e plote te dosjeve. Kete ligj PS e hodhi poshte ne Gjykaten Kushtetuese. Ne vitin 2015, PD, ku une isha nje nga drejtuesit e saj, e riparaqiti kete ligj por PS perseri e hodhi poshte. PD e ka riparaqitur ligjin serish kete jave dhe une jam nje nga firmetaret. Juve, Ulsi, ligji nuk ju duhet per te hapur dosjet por per te hedhur balte mbi njerezit dhe ti fusni te gjithe ne nje thes. Po diten e sotme u paraqita ne Autoritetin e Dosjeve dhe kerkova: Hetim te thelluar te aktivitetit tim para vitit 1990 dhe marrjen e dokumentit te pastertise se figures. Hoqa dore nga verfikimet e mepareshme te cilat jane bere gjate gjithe karrieres sime si politikan dhe kerkova verifikim te ri. Kerkova hetim te pershpejtuar. Bashkelidhur po publikoj kerkesen dhe formularin qe dorezova ne Autoritetin e Dosjeve. Qesh mire kush qesh i fundit.

Debati në Kuvend:

Gjatë seancës së sotme, Manja debatoi edhe me Flamur Nokën duke e akuzuar se deputetët opozitarë bënin presion nga Kuvendi për të marrë tendera dhe se kishin kompani “offshore”. Manja gjatë debatit në Kuvend tha se të gjitha do të bëhen publike, por vetëm kur të afrohej fushata.

Nga ana e tij deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho pasi u përshi në debat me ministrin Manja, i kërkoi që të fliste më emra. pasi ishte ministër dhe informimin e publikut e ka për detyrë. Manja këtij të fundit kërkoi të votonte ligjin për Autoritetin e Dosjeve, duke sjellë edhe reagimin e vetë Spahos.

Pas përplasjes në Kuvend me ministrin e Drejtësisë, Spaho kërkon verifikime nga Autoriteti i Dosjeve: Qesh mirë kush qesh i fundit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook