Dyshohet se po përgatiste sulme terroriste në Shqipëri, Gjykata dënon me 10 vite burg ish-anëtarin e kampit të muxhahedinëve

Iranian

Gjykata dënon me 15 vite burg, (për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet në 10 vite, Bijan Pooladrag, ish-anëtar i kampit të muxhahedinëve MEK që dyshohet për sulme terroriste në vendin tonë dhe se ishte rekrutuar nga Garda Revolucionare e Iranit, të cilëve akuzohet se iu ka dhënë informacione për kampin në Manzë.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala. Ai akuzohet për veprat penale “Vepra me qëllime Terroriste”, “Organizata Terroriste”, “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe “Organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.

Kujtojmë këtu se Pooladrag është ndaluar nga policia shqiptare pasi dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të përgjuar muxhahedinët në Manzë.

Dyshohet se po përgatiste sulme terroriste në Shqipëri, Gjykata dënon me 10 vite burg ish-anëtarin e kampit të muxhahedinëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook