“Foltorja, mekanizëm personal pushteti”, analisti: Primaret, përpjekje për ti hedhur hi syve shqiptarëve! Berisha ka bërë çdo gjë keq, dhe tani…

Alqi Bllako

Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka deklaruar se Foltorja është e izoluar dhe në fazë mohimi të asaj se si është vërtetë situata në PD.

Ai shtoi se primaret kanë hyrë vonë në Europë dhe se nuk janë pjekur kushtet për ti mbajtur në Shqipëri, por shtoi se duke qenë se kreu i PD Sali Berisha ka bërë shumë gjëra keq, po bën një përpjekje për t’i hedhur hi syve shqiptarëve.

Zekthi: Opozita sillet sikur nuk janë disa gjera, kryetari i Foltores është non grata. Asnjë zyrtar i lartë i foltores nuk takon zyrtarë të lartë të BE. Janë të izoluar. Por sillen sikur nuk janë. mekanizëm mbrojtës mohimi. realitet paralel. Duhet fillimisht ë zgjidhë këtë çështjes. nuk kemi një politikan në rajon që është non grata e pretendon të marrë pushtetin. Përveç atij në Bosnje që fitoi zgjedhjet para pak ditësh.

Opozita rregullohet duke rregulluar korrupsionin brenda vetes, duke hapur partinë, primaret kur bëhen nuk bëhen në vend që ka koalicione, Berisha ka ngatërruar një gjë, ka primare në Francë por kandidon secila parti më vetë. Është absurd se si mund të ketë primare kur ka koalicion. Foltorja mekanizëm personal pushteti

Vota nuk është qëllim në vetvete. Qëllimi është të bëjmë një vend më të mirë. Primaret janë futur në Europë vitet e fundit, dy dekadat e fundit. Primaret po futen nga Berisha sepse nuk bën dot gjë tjetër, sepse ke bërë çdo gjë keq, nuk ka ç’bën. Kur në mënyrë leniniste ke ndjekur një përpjekje për të goditur partinë tënde, thua Aliebeaj zari i Balës, ke bërë një miting në stadium tani thua do bëj primare? Kjo është përpjekje për të hedhur hi syve dhe kjo nuk diçka nga fitojnë shqiptarë. Foltorja nuk mund ta çonte punën këtu. Primaret përpjekje formale për të gënjyer shqiptarët se po bëjmë diçka. Foltorja është e izoluar.

Duhet të gjejmë forcë të ndryshojmë.
Pse kanë hyrë vonë primaret në botë? Se demokracia ka rregulluar shumë institucionet. Ai nuk bën dot gjë tjetër edhe merret me primaret.

Duka: Nuk jam dakord plotësisht me ty, nëse ka vullnet politik për të ndryshuar nuk hyn shumë non grata e Berishës

Zekthi: Të bashkohem me hajdutët? Bashkimi nuk është zgjidhja me ndershmëri e drejtësi jo duke sharë e gënjyer tërë ditën

Duka: Lëmë mënjanë mëritë Berssha e Alibeaj se janë njëlloj të fajshëm. Nuk kemi luksin të kundërshtojmë njëri tjetrin.

Arena e Lajmit

“Foltorja, mekanizëm personal pushteti”, analisti: Primaret, përpjekje për ti hedhur hi syve shqiptarëve! Berisha ka bërë çdo gjë keq, dhe tani…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook