Amnistia fiskale, ambasadori bullgar në vendin tonë: Bashkimi Europian në proces dialogu me qeverinë shqiptare

Capture

Ambasadori Bullgar në vendin tonë, Momtchil Raytchevski ishte prezent sot në një ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.

Në një prononcim për mediat, ai foli mes të tjerash edhe për Amnistinë Fiskale.

Ambasadori Raytchevski tha se BE është ende në diskutime për këtë çështje.

“Ne shtetet anëtare të BE edhe komisioni në Bruksel janë në kontakt me qeverinë e Shqipërisë, ligji po diskutohet, në dialog të zakonshëm, normal, profesional dhe të shohim si do të jetë rezultati përfundimtar, nuk mund të komentoj fjalët e kolegëve”, tha ai.

Pyetje: Banorët e kësaj bashkie kanë 45 pasaporta bullgare, më shumë se 1400 të tjerë janë në proces të marrjes së pasaportës, çdo të thotë kjo për ju pasi në Shqipëri këta banorë njihen si pakicë Maqedonase?

Ambasadori: Nuk mendoj se kjo pyetje është korrekte unë nuk mund të komentoj, nuk e di ku i keni marrë. Nuk kam pse të komentoj nuk është vendi për të komentuar, janë personale.
Shqiptarët që kanë aplikuar për pasaportë Bullgare, sipas rregullave të qarta edhe në Bullgari ekziston ligji për shtetësinë.

Pyetje: Keni dijeni sa bullgarë kanë votuar në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që u mbajtën në Bullgari të dielën në qarkun e Korçës sepse kishte dhe një qendër votimi?

Ambasadori: Dua të jem tepër i qartë në atë që do them, në zgjedhjet për Kuvendin e Bullgarisë votojnë vetëm shtetasit bullgar, nga ky numër nuk mund të nxjerrim asnjë konkluzion, votojnë turistë ose njerëz që janë për shkaqe të tyre në Shqipëri, mund të jenë shtetas Shqiptar që kanë nënshtetësi Shqiptare dhe jetojnë punojnë këtu. Për në Korçë nuk mund tu them ekzakt, mund t’i keni në faqen e KQZ.

Arena e Lajmit

Amnistia fiskale, ambasadori bullgar në vendin tonë: Bashkimi Europian në proces dialogu me qeverinë shqiptare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook