Eneo Bitri është shndërruar në një çështje të nxehtë te Partizani. Hapoel Tel Aviv bëri një ofertë prej rreth 100 mijë eurosh për mbrojtësin, me Partizanin, që ishte gati ta shiste për 150 mijë.
Izraelitët e rritën ofertën e tyre, por drejtuesit e kuq kanë ndërruar mendje së fundmi. Gazeta mëson se vështirësia e madhe për të gjetur një pasues të Bitrit dhe presioni i stafit teknik, ka bërë që drejtuesit të ndryshojnë qëndrim.
Duke ditur ofertat e shumta në drejtim të 25-vjeçarit, Partizani ka ndërhyrë duke i ofruar një kontratë ndjeshëm më të përmirësuar dhe më afatgjatë. Beratasi po e mendon seriozisht, por ende nuk ka vendosur.
DENIS LALA – Arena e Lajmit
Loading…