“Kalbësirë, qeveri e antivlerave”, Berisha: Pse misioni ynë është më i vështirë se në ‘91-in. Rama ktheu Tiranën në qendër të ‘Luftës së Ftohtë’ kundër Prishtinës

Sali Berisha742

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha parashtroi disa arsye se pse misioni politik sot është më i vështirë se në vitin 1991, ku u shemb sistemi i diktaturës.

Ai tha gjatë një takimi në Libohovë se Rama e ka kthyer Tiranën në një qendër të ‘Luftës së Ftohtë’ të Beogradit kundër Prishtinës.

“Misioni sot është i rëndësishëm se në 1991. Në 91-shin ne e bëmë punën tonë por diktaturat komuniste po binin njëra pas tjetrës. Sot kemi një regjim që ndofta ka vjedhur këto 8 vite qytetarët shqiptarë se sa kanë vjedhur të gjitha qeveritë e shqiptarët sa është ky rrap. Shqiptarëve iu bëhet vjedhje masive nga qeveria e tyre. Kur vjedh kryeministri, vjedhja bëhet sistem. Vartësit e tij vjedhin dhe kjo shkon zinxhir me radhë.

Pra është më e vështirë sot beteja se kjo qeveri ka para të pafundme, nuk respekton ligj e moral. Kjo është kalbësirë, qeveri e antivlerave. Nëse Rama do të donte, por nuk do, mund të kishte trefishuar rrogat. Por nuk do se do që t’i largojë njerëzit nga Shqipëria. Kemi një kryeministër antishqiptar. Ky kthen Tiranën në qendër të ‘luftës së ftohtë’ kundër Prishtinës, për përfitim të Beogradit. Merret me simbolet kombëtare. Shkon shkatërron Sheshin e Flamurit në Vlorë. Si mund të shkatërrohet ai shesh? Ishte kombëtar.”, tha Berisha.

Berisha nga Libohova ftoi qytetarët që të marrin pjesë në primare dhe të zgjidhni kandidatin që duan vetë.

“Merret me simbolet kombëtare, shkon e shkatërron Sheshin e Flamurit në Vlorë. Si mund të shkatërrohet një shesh kombëtar? Shkatërron Teatrin Kombëtar në Tiranë. 70-vjeçar. Pse e shkatërron? Do të ndërtojë teatër më të mirë? Ndërtoje, por atë mbaje si dëshmi se ke 70 vjet skenë teatri. Po bën një batërdi për tjetërsimin e simboleve, për simbolin e shqiptarëve dhe zëvendësimin e tyre nga Bangladeshi. Nuk jemi racistë, por kryesorë kemi shqiptarët, t’i mbajmë këtu. A do ta lejojmë ne këtë? Nuk duhet ta lejojmë kurrë. Ne duhet të ngrihemi. Duhet të bëjmë gjithçka që Libohova siç ka qenë, demokratike.

Ju garantoj se ju do zgjidhni, ju ne. Ju do zgjidhni kandidatin për qytetar të parë. Ne premtuam ndryshimin, dhe ky është ndryshimi që sjellim ne. Do jeni ju, jo ne, që do votoni për kryetarin që doni.
Ama një gjë po u them: nëse lypset një seriozitet absolute nga ne, është ai për votën. Nuk ka shoqëri në botë që zhvillohet pa votën e lirë. Ajo është çelësi. Ndaj dhe ne, me votën tonë të lirë, të zgjedhim kandidatët. I zgjidhni ju, ai ka detyrime ndaj jush. Në këtë mënyrë bëjmë hapin e dytë demokratik, ku i zgjedhuri përfaqëson atë që e ka votuar. Dhe jo siç ndodh sot, ku ka deputetë për të cilët nuk ekzistojnë qytetarët. Si nuk ndalin njëherë të mbrojnë një interes të fermerëve, të barinjve, të pensionistëve, të të rinjve. Asnjë. Po i kritikove qeveritarët, po ua kritikove një ministër, ngrihen 5 për t’i dalë zot.

Ne duhet t’i japim fund kësaj situate. Ndaj ju ftoj të merrni pjesë në primare, të zgjidhni kandidatin që doni, ju garantoj se ne do respektojmë votën tuaj. Do e mbyll me një vlerësim të madh për Forumin Rinor të Libohovës, Dropullit, Lazaratit, Gjirokastrës, që të bëjnë gjithçka që kjo fushatë, kjo betejë të ketë energjinë, forcën dhe fytyrën e tyre.”, pohoi Berisha.

Arena e Lajmit

“Kalbësirë, qeveri e antivlerave”, Berisha: Pse misioni ynë është më i vështirë se në ‘91-in. Rama ktheu Tiranën në qendër të ‘Luftës së Ftohtë’ kundër Prishtinës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook