“Kanë qindra udhëtime të përbashkëta me vrasës”, Berisha akuza të forta qeverisë: E fshinë vetë sistemin TIMS, gënjejnë kur thonë se kanë të dhënat, i zhdukën sepse…

Sali Berisha32323

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë kur tha se kanë qenë vetë ata të cilët kanë fshirë të dhënat nga sistemi TIMS.

Në një takim që zhvilloi këtë mbrëmje me qytetarë në Gjirokastër, Berisha tha se qeveria i ka fshirë të dhënat nga ky sistem sepse ka frikë nga drejtësia, pasi sipas tij kishin me qindra udhëtime të përbashkëta me vrasës.

Këta kanë frikë nga fjala, dhe kur u ka hyrë frika nga fjala janë të pashpresë, do munden. Ne duhet të punojmë shumë dhe të bëjmë gjithçka për të tërheq me vete çdo qytetar që beson se vendi po ecën në drejtim të gabuar.

Është një shtet i shkërmoqur, infrastrukturat dixhitale u rrënua, padyshim Irani bëri agresion, por po kaq bëri dhe qeveria e cila për interes atë krimit fshiu sistemin TIMS. Gënjejnë kur thonë se kanë të dhënat, asgjë nuk kanë, i zhdukën se janë peng i krimit, i zhdukën se kanë me qindra udhëtime të përbashkëta me vrasës dhe e dinë që drejtësia vonon por nuk harron”, tha ai.

 

“Kanë qindra udhëtime të përbashkëta me vrasës”, Berisha akuza të forta qeverisë: E fshinë vetë sistemin TIMS, gënjejnë kur thonë se kanë të dhënat, i zhdukën sepse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook