Roma bëhet e frikshme, ylli i Holandës i ka thënë “po” Murinjos

Roma po kthehet pak nga pak në një nga skuadrat për t’u patur kujdes në Serinë A. Entuziazmi që ka mbërthyer klubin pas fitores së Ligës së Konferencës ka sjellë investime të rëndësishme nga Fridkin dhe firma me Paulo Dibala tregoi se verdhekuqtë tani shohin për shumë më lart.

murinjo

Pikërisht nga kjo situatë po përfiton Murinjo, i cili po bën vetë rolin e ndërmjetësit duke siguruar emra të tjerë të rëndësishëm. Ai i radhës do të rritë shumë cilësinë e skuadrës verdhekuqe në mesfushë pasi bëhet fjalë për një futbollist me shumë peshë. Sipas mediave italiane, klubi verdhekuq ka nisur kontaktet konkrete gjatë ditës së djeshme dhe pritet që shumë shpejt të mbyllë transferimin nga PSG të Xheorxhinio Vijnaldum.

Ylli i mesfushës së Holandës ka folur personalisht me Murinjon dhe ka shprehur gatishmërinë që të vihet nën urdhrat e portugezit, duke shtyrë PSG-në që të lejojë transferimin. PSG për më tepër është gati që t’i paguajë gjysmën e rrogës për këtë edicion ku do të jepet në huazim te Roma, që në fund mund të blejë kartonin e tij për 15 milionë euro.

Arena e Lajmit


Loading…

Roma bëhet e frikshme, ylli i Holandës i ka thënë “po” Murinjos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook