“Shkatërrohen biznese e shkelen të drejtat e njeriut”, anëtari i KLP pyet kandidatin për kreun e SPAK: A do merrni masa ndaj prokurorëve? Dumani: Jap garanci se…

Cfa6af44 7869 4731 Ac9c 8ec6e8426dbe

Zëvendësdrejtuesi i SPAK, Altin Dumani, u është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të KLP, ndërsa garon sot për kreun e ri të këtij institucioni, për të zëvendësuar Arben Krajën.

Anëtari i KLP Tartar Bazaj, i është drejtuare Dumanit duke i thënë se nëse do të ketë raste kur prokurorë të caktuar kanë shpërdoruar detyrën apo me veprimet e tyre kanë shkelur të drejtat e njërit, a do të marrë masa. Dumani tha se ligji nuk ia lejon që të marrë masa, por ai do të njoftojë institucionet përkatëse për çdo rast që do të ketë dijeni.

Pyetjet e anëtarëve të KLP drejtuar Dumanit:

Bëhen arrestime bombastike duke arrestuar qytetarë të dobët, jo pushtetar, në bazë të indiceve, duke prishur dhe të drejtat themelore në mënyrë të pamëshirshme dhe me faj pa faj t’i fusim në burg se i pyesim pastaj, dhe gjatë rrugës dështojnë këto hetime. Do lejoni më këto shkelje?

Sekuestrohen prona pa parë origjinën e pronës apo veprimet e procedurës, prishen biznese, shkatërrohen biznese të tëra, shkelen të drejtat e njeriut, sidomos për dy prokurorë të caktuar.

Kam dijeni se i është bërë kallëzim një prokurorit që ka shkelur këtë të drejtë… ju do të guxoni, pas indicieve që po ua bëj publikisht, të merrni masa ndaj ndonjë prokurori të caktuar që ka shkelur të drejtat dhe ka shpërdorur detyrën.

Dumani: Sa i takon përgjimeve të nivelit të provave, ne kemi  një mekanizëm kontrollues, Gjykata. Drejtuesi në vlerësimin tim as shkresën përcjellëse apo sekuestro nuk duhet ta firmosë drejtuesi por prokurori që ka çështjen. Patjetër do jemi ndjeshëm nëse vihem përballë shpikjeve. Në çdo rast që konstatoj vë në dijeni ILD dhe të shikojnë ata mundësin e fillimit të një procesi disiplinor. Këtë e jap garanci, dhe jam vërtetë shumë i motivuar për ta bërë sepse ndjekja penal nuk duhet të shkojë në kurriz të qytetarëve.

Edhe sa i përket sekuestrimit të pronave, i takon gjykatës, por kur ka ankues lidhur me procedurën, me aq sa ka mundësi drejtuesi, do vlerësoj maksimalisht çdo ankesë por brenda hapësirës që më lejon ligji do veproj. Unë nuk marr dot vendim por vë në dijeni të gjitha institucionet.

Pyetjes se a ka pasur emri rëndësi në hetimet e SPAK, ai u shpreh: 0% ka pasur raste kur emri për mua ka pasur rëndësi. Kemi plot hetues që janë dëshmitar. Në zyrën time ka pasur një rast kur një hetu4es po relatonte mbi dinamikën e hetimit, dhe thotë një emër, shprehimisht i kam thënë: Unë pres që ti nesër të vish të më arrestosh mua në zyrë nëse te del emri im aty! Kjo është marrëveshja që kam bërë me veten që ditë e parë që jam futur në prokurori, unë e dua këtë profesion.

“Shkatërrohen biznese e shkelen të drejtat e njeriut”, anëtari i KLP pyet kandidatin për kreun e SPAK: A do merrni masa ndaj prokurorëve? Dumani: Jap garanci se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook