Telashet e Interit/ 700 milionë euro borxhe, “Suning” ka vetëm tri mundësi zgjedhjeje

Interi po jeton një periudhë shumë të vështirë për sa i përket situatës së tij financiare, diçka që ka filluar ta japë efektin edhe në merkato. Në fakt, prej kohësh janë bërë të ditura të gjitha politikat që ka diktuar Stiven Zhang, presidenti i klubit. Një linjë kursimesh ku përfshihet ulja e pagave me 15-20%, ashtu si plusvalenca që duhet të gjenerohet nga merkatoja e kësaj vere prej 80 milionë eurosh, e imponuar nga llogaritë e tremujorit të kaluar, edhe pse në fillim u duk se do të mjaftohej me 60 milionë.

INTER 4

E fundit që ka bërë një panoramë financiare të Interit, ka qenë e përditshmja italiane “La Repubblica” dhe sipas saj situata është alarmante. Klubi çdo muaj merr nga arkat 10 milionë euro dhe “Suning” ka grumbulluar deri më tani 700 milionë euro borxhe, shifra këto për të cilat ka vendosur si garanci të ardhurat nga të drejtat televizive edhe të së ardhmes, ashtu si edhe shumicën e aksioneve.

ZGJIDHJET – Kështu, shpëtimi i vetëm i Interit këtë merkato duket se është Milan Shkriniar dhe jo më kot Zhang nuk e ka konsideruar të pashitshëm. Thënë këtë ama, sllovaku është vetëm zgjidhja momentale, ndërsa deri në fund të këtij viti, kur përfundojnë edhe disa prej afateve të borxheve, pronësia kineze ka vetëm 3 zgjidhje në dispozicion.

internazionale_corpo

E para dhe më e mundshmja është shitja e klubit, pra ndërrimi i pronësisë, edhe pse familja Zhang po reziston ende. Rruga e dytë e shpëtimit, por që do të sillte përplasje të shumta me tifozërinë dhe rrezik për projektin e klubit, është shitja e yjeve të ekipit që do të sillnin të ardhura të mjaftueshme për të larë një pjesë të borxhit. Skenari i fundit është ai i vetëfinancimit ose gjetjes së investitorëve për të sjellë para të freskëta në klub, që për momentin duket e pamundur.

Arena e Lajmit


Loading…

Telashet e Interit/ 700 milionë euro borxhe, “Suning” ka vetëm tri mundësi zgjedhjeje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook