Titullar me Tiranën në Europë, Qefalija: U habita, ishte si ëndërr

Klevi Qefalija. Mbajeni mend këtë emër. Është vetëm 18 vjeç dhe ka luajtur titullar me Zrinjskin, por edhe në dy sfidat e Championsit. Një nga lojtarët me të ardhme. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori flet për emocionet e ndeshjes së parë me peshë si titullar.

qefalija

Sezonin e shkuar, Qefalija ka luajtur 8 ndeshje dhe 191 minuta. Vetëm në Europë, Klevi është aktivizuar 3 ndeshje dhe 127 minuta. Shehi kërkon ta aktivizojë në mesfushë këtë sezon, duke e kthyer në djalin e artë të skuadrës.

Klevi, luajtët 90 minutat e para këtë sezon në turin e dytë të Konferencë Ligës…
Debutimi si titullar në Konferencë Ligë është ndjesi shumë e bukur. Është ëndërr dhe përgjegjësi më vete që të luash në një moshë kaq të re në këtë kompeticion. Falënderoj stafin që më dha mundësinë për të qenë titullar.

Çfarë menduat në momentin që profesori ju tha që do të luani titullar në skuadër?
Në fakt, u habita me vendimin. Nuk e prisja që të isha në fushën e lojës në këtë sfidë. Në fund është një ndjesi shumë e bukur, sepse luan në një stadium gjigant para tifozëve. Ndihem i vlerësuar që marr fjalë të mira nga profesor Orges Shehi. Më ka ndihmuar shumë që të rritem si lojtar. Më ka dhënë dorën gjithmonë në skuadër dhe e falënderoj.

Çfarë nuk shkoi në ndeshjen me boshnjakët? U duk një skuadër ndryshe nga ajo e pjesës së parë me Dudelanzhin…
Në sfidën me Zrinjskin ndoshta nuk ishte fati me ne. Besoj dhe kemi mundësi që të kthejmë rezultatin. Do të futemi në fushë për të fituar dhe pavarësisht se si shkon, futbolli i ka të gjitha rezultatet.

Sezonin që pritet të nisë kërkoni të jeni titullar në skuadrën bardheblu?
Të gjithë do të donin të ishin titullarë. Shpresoj shumë që të luaj. Kjo është ëndrra ime. Të luaj me Tiranën 90 minuta.

Arena e Lajmit


Loading…

Titullar me Tiranën në Europë, Qefalija: U habita, ishte si ëndërr

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook