“Tregtarët i ndajnë paratë me qeveritarët”, Berisha për rritjen e çmimit të energjisë: Rama e shet me 40 euro/megavatin, e ble me 180 euro

Sali Berisha765665

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë Rama se bën pazare me shitjen e energjisë elektrike.

Në një takim me banorë të Gjirokastrës, Berisha tha se Rama e shet me 40 euro/megavatin dhe e ble me 180 euro, ndërsa fitimet ndahen mes tregëtarit dhe qeveritarëve.

“Instilacion me arka druri me të njëjtën lehtësi firmos për tre djegëse ku asnjëri prej tyre nuk funksionon, njëri është jashtë funksionit 2 nuk panë kurrë dritën e diellit. Ça ndodh me shqiptarët? Ta supozojmë se këtë vit kanë ardhur 7 mln turistë, por kush përfitoi prej tyre? Kujt iu rritën ë ardhurat? Kemi prodhuar 9 terravat energji. Maksimumi i konsumit është 7 terravat, kjo falë hec-eve. Zero përfitojnë shqiptarët. rritjen e tarifave përfitojnë dhe gënjeshtrën e një njeriu që thotë; s’kemi energji. Por kur ti zbraz digat për të vjedhur dhe nuk ble ne atë periudhë energjinë e HEC-eve private. Shqiptarët s’kanë pse vuajnë nga mungesa e energjisë, Përkundrazi e kanë shndërruar në një ndëshkim për shqiptarët. E shet me 40 euro megavatin dhe e ble me 180 euro. Ja shet një tregtari vendas 40 euro, se e kemi liberalizuar tregun, është mënyra më klasike e abuzimit. Si një delinkuent që e koncepton lirinë mundësi për të vrarë tjetrin, këta e konceptojnë që të vjedhin shqiptarët. Ky e shet në treg me 140 dhe 100 që fiton i ndan me qeveritarin. Ja pra se si dhe një arritje të madhe që patëm, se kemi vuajtur shumë me energjinë. Me gjeneratorë, me errësirë dhe tani që dolëm në dritë të vërtetë, tani e ktheu atë. Në 2 janar rriti çmimin për furrat e bukës, në 2250 lekë. Dënoi çdo qytetarë shqiptarë. Rëndon më thonë demokratët; po ikin shumë. Po e vërtetë, po ikin shumë, por ne duhet të bindim shumë. Sikur një njeri të bindim çdo ditë, ne jemi shumë dhe realizojmë dhe shënojmë fitoren më të thellë. Kjo kërkon atë kohën që secili nga ne t’ja japë misionit tonë. S’kemi nevojë të deformojmë asgjë. Ky ka kaluar në një stad të paimagjinueshëm. iu thotë shqiptarëve se firmosa për 6 mln për dy satelitë, se nuk i shoh kullat 14 katëshe pa leje ën mes të Tiranës, por duhet të ma thotë sateliti. Kjo është tallje. Kalon nga një skandal në një skandal tjetër. Bleu instilacionin dhe tha; si jap njeri llogari. Po të kujt i ka paret? Paret e Surrelit? Ne do i kërkojmë llogari për çdo qindarkë. Ne po angazhohemi në një debat dhe dialog intensiv me qytetarët. Duhet të angazhohemi në një komunikim intensiv në rrjetet sociale. Ky është mision.”, tha Berisha.

“Tregtarët i ndajnë paratë me qeveritarët”, Berisha për rritjen e çmimit të energjisë: Rama e shet me 40 euro/megavatin, e ble me 180 euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook