VIDEO/ Bazeli triumfon dhe pa Xhakën, ish-mesfushori i Kombëtares ndëshkohet me të kuq ndaj skuadrës që futi në telashe Skënderbeun

Bazeli ka triumfuar në përballjen e saj të parë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ku ka mposhtur Kruzejderin me rezultatin 2-0.

Collage Maker-21-Jul-2022-09.27-PM

Ekipi zvicerian e arriti suksesin pavarësisht daljes me karton të kuq të ish-mesfushorit të Kombëtares, Taulant Xhaka i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në harkun e dy minutave.

Fillimisht Xhaka e mori të parin për protesta dhe më pas edhe kartonin e dytë të verdhë pas një faulli ku e la kundërshtarin e tij të gjakosur.

31-vjeçari do të humbasë kështu ndeshjen e kthimit ndaj Kruzejdërs që janë një emër i njohur për opinionin sportiv në Shqipëri. Një ndeshje e saj ndaj Skënderbeut në vitin 2015 ishte ajoi e cila u bë publike menjëherë në mediat botërore, pasi edhe portieri i skuadrës vendase, që fitoi sfidën me shifrat 3-2, aludoi se ndeshja kishte qenë e trukuar nga skuadra korçare që gjithsesi siguroi asokohe kualifikimin.

Bazel 2-0 Kruzejders

Ndoje 38′, Salai 48′

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ Bazeli triumfon dhe pa Xhakën, ish-mesfushori i Kombëtares ndëshkohet me të kuq ndaj skuadrës që futi në telashe Skënderbeun

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook