Ylber Ramadani vazhdon suksesin me fanellën e Aberdinit në ndeshjen e Kupës kundër Stërling, ku ekipi i shqiptarit ka fituar me rezultatin e thellë 0-5.
Një debutim më se i shkëlqyer për mesfushorin e Kombëtares, i cili përveçse dhuroi një paraqitje shumë të mirë, asistoi edhe te goli i katërt për shokun e skuadrës MekKrori.
Ai është përshtatur në mënyrë fantastike me klubin e ri, pas transferimit nga MTK Budapest. Në të dyja ndeshjet për ekipin e Aberdinit, që po udhëheq me tri fitore në grupin e Kupës, duke mos pësuar as edhe një gol, Ramadani ka qenë në fushë për 90 minuta, duke u bërë shumë shpejt një pikë e rëndësishme për klubin skocez.
REZULTATI FINAL:
Stirling 0-5 Aberdin
Besujien 11′,43′, Ramirez 24′, Kenedi 31′, Mekrorie 41 (Asist Ramadani)
📺 Highlights from yesterday’s 5-0 victory over Stirling Albion. #StandFree | #PremierSportsCup pic.twitter.com/XL0j74qW5S
— Aberdeen FC (@AberdeenFC) July 20, 2022
Arena e Lajmit
Loading…