VOLEJBOLL/ Të kuqet i rrëmbejnë kapitenen Barletit, Partizani firmos me Enkeleda Brahon

Partizani i volejbollit të femrave ka hapur merkaton e sezonit 2022-2023 me një goditje të bujshme. Enkeleda Braho, kapitenia e Barletit, do të jetë pjese të kuqeve në edicionin e ri sportiv. Një afrim i madh në radhët e Partizanit, që kërkon rimarrjen e fronit të kampionit në radhët e femrave.

WhatsApp Image 2022-07-21 at 7.22.58 PM

Braho, lojtare e pozicionit 5, prej vitesh është një prej volejbollisteve më të rëndësishme të kampionatit shqiptar, ndërsa kalimi i saj nga skuadra universitare për te Partizani është një lëvizje krejtësisht e papritur, pasi dukej e vështirë që 30-vjeçaren ta shihnim me tjetër fanellë. Por projekti ambicioz i sponsorit Rogert Huqi, konsiston në ndërtimin e një ekipi fitues, ndërsa transferimi i Brahos është lëvizja e parë në këtë merkato.

Një afrim me shumë vlera për Partizanin, që do të ketë në gjirin e tij një lojtare me kualitet, me mentalitet fitues dhe me eksperiencë të madhe. Tashmë pritet edhe konfirmimi zyrtar në krye të skuadrës për trajnerin turk Bulent Karslioglu, ndërsa të kuqet do të fillojnë përgatitjet më datë 8 gusht. Pas Brahos, merkato e kryeqytetaseve pritet të pasohet me afrime të tjera të rëndësishme.

ARTIN LLESHAJ – Arena e Lajmit


Loading…

VOLEJBOLL/ Të kuqet i rrëmbejnë kapitenen Barletit, Partizani firmos me Enkeleda Brahon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook