Kreu i PD Sali Berisha, në një takim me qytetarët e Gjirokastrës, u shpreh se do të bëjë gjithçka që ka në dorë që në zgjedhje opozita të shkojë me kandidat të përbashkët.
Ai shtoi se kjo nuk mund ti pengojë nga mbajtja e protestave të fuqishme, ndryshe paralajmëroi rrënim.
“Ju ftoj të angazhohemi në betejë dhe protesta të fuqishme. Në zgjedhje të lokale do të bëjmë gjithçka të dalim me një kandidat, por kjo nuk duhet të na pengojë nga protestat e fuqishme se ndryse do na të rrënohemi.
Rama tallet me shqiptarët i shumëzon me zero me arrogancë të verbër. Koha është ti japim përgjigjen e merituar”, tha Berisha.
Arena e Lajmit