Zgjidhen dilemat te Tirana, ja kush do të zëvendësojë Vangjelin si ndihmës i Shehit

Artan Karapici do të jetë zëvendësuesi i Kristi Vangjelit. Edhe pse ky i fundit nuk është larguar ende nga bardheblutë, Shehi e ka gjetur zëvendësuesin.

shehi vangjeli osmani

Bëhet fjalë për një ish-shok skuadre më parë. Bëhet fjalë për Artan Karapicin, me të cilin ka luajtur disa ndeshje. Për Shehin, Karapici është njohje e vjetër. Janë të dy nga Durrësi dhe kanë luajtur bashkë. Karapici është ndihmësi i radhës i Shehit, pas Tetovës, Fagut dhe Vangjelit.

karapici

Karapici është një lojtar i njohur i Superiores. Ai ka luajtur me Erzenin, Vllazninë, Besën, Partizanin, Kamzën, Kastriotin, Adriatikun dhe Tërbunin me të cilin ka mbyllur futbollin. Prej kohësh Karapici është trajner moshash në disa skuadra shqiptare.

Arena e Lajmit


Loading…

Zgjidhen dilemat te Tirana, ja kush do të zëvendësojë Vangjelin si ndihmës i Shehit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook