Në ditët e fundit të merkatos Interi humbi dy nga objektivat kryesor të merkatos që ishin Paulo Dibala dhe Gleison Bremer që u transferuan respektivisht te Roma dhe Juventusi.
Për këtë çështje ka folur edhe vetë administrator i deleguar i Interit, Bepe Marota i cili në një prononcim për “DAZN” ka dhënë mendimin e tij lidhur me këto dy transferime të dështuara të zikaltërve, ku rastin e Diablës e ka cilësuar si jo diçka shumë të madhe pasi në sulm Interi është i kompletuar.
“U fol shumë për Dibalën, ai është një lojtar serioz dhe një profesionist i vërtetë, por te Interi ne kemi një repart të avancuar me shumë vlera. Nuk kishte hapësira për të, jo sepse ai nuk është i zoti, por thjesht ne nuk kishim nevojë. Roma është vendi i duhur për të, një skuadër ku mund të ndihet lider.
“Për Bremer, Ausilio punonte prej muajsh. Kishim një tratativë të avancuar, por Juventusi erdhi me një ofertë më të mirë dhe kështu funksionon në futboll, presidentët e klubeve bëjnë krahasimet mes ofertave që vijnë dhe ashtu vendosen transferimet.”, u shpreh Marota.
Arena e Lajmit
Loading…