Empoli e ka me ngut për Bajramin, Fiorentinën nuk e frikëson rroga që kërkon fantazisti shqiptar

Nedim Bajrami është një nga talentet më të diskutuar të Empolit në vitin e fundit. Fantazisti shqiptar ka bindur me paraqitjet e tij dhe u kthye shpesh në një pikë referimi për skuadrën gjatë periudhës kur ajo siguroi rezultatet që i mundësuan të mbijetonte qetësisht në Serinë A.

NEDIM BAJRAMI 1

Por në klubin e Empolit, pavarësisht elozheve të trajnerit Paolo Zaneti, nuk ka të pashitshëm, siç është filozofia e toskanëve. Ndaj edhe Bajrami mund të largohet me ofertën e duhur, që në këtë rast është 10 milionë euro. Kjo është shuma që kërkon Empoli për lojtarin dhe për të cilën ka kërkuar një përgjigje nga Fiorentina, e cila është interesuar për të vazhdimisht në këtë periudhë.

Klubi i qytetit të Firences, edhe pse ka mohuar bisedimet me Empolin, vazhdon të jetë i interesuar për të dhe sipas “La Nazione”, nuk frikësohet as nga kërkesa ekonomike prej 1,2 milionë eurosh në sezon që ka futbollisti shqiptar. Megjithatë, ka ardhur koha që të marrë një vendim pasi Empoli i ka kërkuar që të bëjë të qartë pozicionin në këto diskutime sa më shpejt, në mënyrë që të dy skuadrat të bëjnë planet për sezonin e  ri, me apo pa fantazistin shqiptar.

Arena e Lajmit


Loading…

Empoli e ka me ngut për Bajramin, Fiorentinën nuk e frikëson rroga që kërkon fantazisti shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook