“Gjithmonë i hapur për transparencë, koherenca ime, absolute”, Meta u drejtohet qytetarëve: Më jepni fuqi, t’ju jap llogari!

Meta 1

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh për qytetarët përmes një postimi në Facebook, nëpërmjet të cilit u bën thirrje t’i japin fuqi, në mënyrë që t’iu japë atyre pas llogari më pas.

Me anë të një videoje të shkëputur nga një intervistë në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, Meta thotë se ka qenë gjithmonë i hapur për llogaridhënien dhe transparent.

Postimi i plotë:

“Gjithmonë i hapur për llogaridhënien, gjithmonë transparent. Kam vetëm një mesazh për shëiptarët: Më jepni fuqi, t’ju jap llogari!”, thekson Meta në pjesën e videos së prerë.

Ndërsa në mbishkrimin e postimit me anë të së cilit ka shpërndarë videon, Meta thotë se “Koherenca ime ka qenë absolute në raport me demokracinë, Kushtetutën dhe integrimin europian. Kam vetëm një mesazh për shqiptarët: Më jepni fuqi, t’ju jap llogari!”.

Arena e Lajmit

“Gjithmonë i hapur për transparencë, koherenca ime, absolute”, Meta u drejtohet qytetarëve: Më jepni fuqi, t’ju jap llogari!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook