I arrestuar në Angli, sekuestrohen pasuritë e paluajtshme të Elvi Osmaj në Tiranë

Tirane

Janë sekuestruar sot pasuritë të paluajtshme në Tiranë që i përkasin 32-vjeçarit Elvi Osmaj.

Bëhet fjalë për një ndërtesë në Tiranë, 1 arë me sipërfaqe 4000m2, 1 arë me sipërfaqe 1142m2, një arë me sipërfaqe 812m2, 2 apartamente në rrugën “Myslym Shyri”, një truall në Tiranë, si dhe dy subjekte tregtare.

Dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Elvi Osmaj në shtetin anglez.

Njoftimi:

Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit E.O., për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi sekuestro preventive mbi pasuritë e shtetasit E.O., për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal

Nga informacionet e marra per këtë shtetas, ka rezultuar se: është arrestuar në Angli për veprën penale të “pastrimit të Produkteve të vepres penale ose veprimtarisë kriminale, të parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal. Arrestimi i tij është bërë nga autoritetet britanike.

Nga analiza në tërësi e provave dhe akteve të administruara nga hetimi paraprak i këtij procedimi penal, dhe referimit pasuror, si dhe çmuarjes së tyre me objektivitet, u arrit në konkluzion se pasuritë e paluajtshme të shtetasit E.O., dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes së tij dyshohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova, se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, në të cilat ka qenë i përfshirë shtetasi E. O., nëna, babai, vëllai i tij të përmendur edhe më lart, si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë pasojat e veprës penale për të cilën është regjistruar ky procedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar tek të tretët.

Organi i akuzës dyshon se pasuritë e krijuara nga shtetasi E. O., dhe pjestarët e tjerë të familjes së tij janë të krijuara nga burime të paligjshme, nuk i përgjigjen nivelit të të ardhurave si dhe nuk justifikohen me të ardhurat e realizuara edhe prej aktiviteteve tregtare të regjistruara ose punësimi i tyre me periudha të pjesshme.

Pasuritë e sekuestruara

Referuar pozitës kriminale të shtetasit E.O., paraprakisht janë identifikuar pasuritë të cilat nuk justifikohen nga pikpamja ekonomike si dhe dyshohen se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria e tyre kriminale:

I arrestuar në Angli, sekuestrohen pasuritë e paluajtshme të Elvi Osmaj në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook