Aron Ramsej ka vendosur që të largohet këtë verë nga Juventusi, një vit përpara fundit të marrëveshjes.
Nga dita e djeshme kanë nisur zyrtarisht bisedimet mes avokatëve të futbollistit uellsian dhe drejtuesve bardhezi, për të gjetur një akord mbi shumën që Ramsej pretendon të marrë, nga 7 milionë eurot rrogë të fundit që i takojnë sipas kontratës.
Diçka të tillë në Torino kishin kohë që e prisnin, pasi bardhezinjtë do të mund të kursejnë disa miliona që mund të investohen në merkato.
Arena e Lajmit
Loading…