“Studentët janë injoruar nga qeveria”, deputetja e Partisë së Lirisë: Seancë urgjente pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit për përjashtimin e tyre nga paketa e rezistencës

310096721 642161317266961 7971050160027523356 N

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho akuzon qeverinë se ka injoruar studentët duke mos i përfshirë në paketën e rezistencës sociale.

Xhixho kërkon seancë urgjente pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit për përjashtimin e tyre nga ndihma.

Ajo thekson se plotësimi i kërkesave të studentëve do t’i kushtonte qeverisë pak më shumë gjysmë km rrugë me koncesion.

POSTIMI I PLOTË
🏛Seancë urgjente pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit për përjashtimin e studentëve nga paketa e Rezistencës Sociale!
Studentët janë injoruar nga qeveria, duke mos u përfshirë në paketën e Rezistencës Sociale.
👉Kërkesës së tyre të drejtë për një mbështetje financiare me 100 euro në muaj, nëpërmjet një peticioni online që mban 6 mijë firma drejtuar institucioneve përgjegjëse, kjo qeveri i është përgjigjur me injorim dhe asnjë vendimmarrje.

Kriza e çmimeve, e cila ka dëmtuar ekonomitë e pjesës më të madhe të familjeve shqiptare, rëndon dukshëm te studentët, të cilëve kostoja e jetesës u është rritur, duke nisur me qiratë e banesave, karburantin, çmimet e ushqimeve të shportës, transportin etj.

Ata kërkojnë të trajtohen njësoj si studentët e Kosovës, të cilët u përfshinë në kategoritë e mbështetura financiarisht nga qeveria.

Mjerisht, qeveria Rama nuk bën dot sa qeveria Kurti, me një buxhet më të vogël se të Shqipërisë.
👉Ndaj, si deputete e Kuvendit, i kam kërkuar ministres së Arsimit të shpjegojë arsyet e këtij përjashtimi, me zero mbështetje për studentët e vendit.

Plotësimi i kërkesave të studentëve do t’i kushtonte qeverisë pak më shumë gjysmë km rrugë me koncesion.
Ndaj në vend që të shpërblejë klientët, kjo qeveri të mbështesë studentët që sa vijnë e pakësohen në universitetet e vendit!

Nuk mund të ndërtosh të ardhme nëse nuk mbështet arsimin, mësimdhënësit, studentët🏫📚🇦🇱
#arsim #student #pedagog

“Studentët janë injoruar nga qeveria”, deputetja e Partisë së Lirisë: Seancë urgjente pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit për përjashtimin e tyre nga paketa e rezistencës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook