Trajneri i Mançester Junajtidit, Erik ten Hag, është kapur sërish nga kamerat duke u ulëritur lojtarëve të tij në stërvitje. Holandezi kërkon t’ua ngulisë në kokë yjeve të tij se dëshiron një Mançester Junajtid të luajë me topin në tokë dhe jo sipas modelit antik, me topa të lartë e pa adresë.
Trajneri 52-vjeçar nuk ka vonuar t’u tregojë lojtarëve të Junajtidit se kush është bosi dhe shenja e radhës ka qenë në seancën e djeshme stërvitore. Mançesteri u ka bërë një nisje mjaft të mirë përgatitjeve të verës duke fituar të tria miqësoret e zhvilluara, ku ka mundur të realizojë 11 gola. Pavarësisht kësaj, Ten Hag e di fare mirë se çfarë kërkon nga ekipi i tij.
“Dreqi e mori, luani me top në tokë, nuk dua asnjë top të hedhur kot. Çfarë mu… po bëni”, u ka ulëritur Ten Hag lojtarëve të tij në stërvitjen e djeshme. Ulërima e radhës e holandezit ka ardhur vetëm 3 ditë pas acarimit në miqësoren kundër Kristal Palasit.
Arena e Lajmit
Loading…