Një vajzë raportohet se është hedhur më herët ditën e sotme nga oborri i kishës së Laçit duke rënë nga lartësia e konsiderueshme.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se pavarësisht dëmtimeve vajza ka shpëtuar dhe momentalisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dyshimeve të para dyshohet se vajza vuan nga depresioni, ndërsa ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Kurbin
Me datë 17.12.2022, shtetasja Xh. M. 29 vjeçe, banuese në Elbasan, ka shkuar tek oborri i Kishës së ” Shna Ndout” në Laç, dhe dyshohet se është vetëhedhur nga një shkëmb duke rënë rreth 10m poshtë.
Për pasojë, 29 vjeçarja ka marrë dëmtime fizike dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, rezulton se kjo shtetase vuan prej disa kohësh nga depresioni dhe merr trajtim mjekësor.
Arena e Lajmit