Ultimatumi i Sançes bën të lumtur Milanin, mesfushori paralajmëron Lilën se do dalë në stërvitje me kuqezinjtë

Sipas raportimeve të fundit nga “L’Equipe”, Renato Sançesit i është sosur durimi dhe, siç njoftuam në numrin e djeshëm, duket se i ka dhënë ultimatum PSG-së dhe skuadrës së Lilës. Nëse nuk arrihet një marrëveshje mes dy palëve brenda 48 orëve, ai do t’i bashkohet “Djallit”.

sancez

E përditshmja transalpine ka rrëmuar duke zbuluar edhe fjalët e sakta të portugezit për drejtuesit e klubit të tij. “Pranoni ofertën e PSG-së ose të hënën do të dal në stërvitje me Milanin”, duket të kenë qenë fjalët e Sançesit i cili nuk dëshiron më të mbajë pezull të ardhmen e tij. PSG-ja ka arritur të ofrojë deri në 12 milionë euro, teksa Milani 15. Lila do të zgjidhte kuqezinjtë, por kryeqytetasit i ofrojnë më shumë lojtarit që, me sa duket, është lodhur duke pritur dhe mund të pranojë “Djallin” ku e pret një kontratë 4-vjeçare me 3.5-4 milionë euro në sezon. Duke parë ultimatumin e dhënë dhe qetësinë me të cilën PSG-ja po lundron në ujërat e merkatos, nuk do të ishte çudi që të hënën vërtet Sançesi të jetë në grup me kampionët e Italisë nën urdhrat e Stefano Piolit.

ROLI – PSG-ja ka blerë Vitinjën dhe kërkon Kefren Turamin, çka do të bënte që Renato Sançes të vuante jo pak për një rol protagonisti nën urdhrat e trajnerit të ri të kampionëve të Francës, Kristof Galtie. Pavarësisht se mund të luajë në të gjitha rolet e mesit të fushës, portugezi kërkon minutazh pasi përpara është Botërori ku nuk dëshiron të mungojë. Në këtë aspekt, Milani është i favorizuar sepse të paprekshëm në këto momente janë Tonali dhe Benaseri, i cili në sezonin e fundit pati jo pak ulje-ngritje për shkak të dëmtimeve të shumta.

Arena e Lajmit


Loading…

Ultimatumi i Sançes bën të lumtur Milanin, mesfushori paralajmëron Lilën se do dalë në stërvitje me kuqezinjtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook