Broja-Uest Hem, dështon firma. Londinezët gjejnë akordin me talentin e Serisë A

Armando Broja duket se do të qëndrojë te Çelsi, me Uest Hemin që në javët e fundit ishte i interesuar për transferimin e sulmuesit të Kombëtares, që duket se është pranë finalizimit të marrëveshjes për Xhianluka Skamakën.

DE VRAJ SKAMAKA

Sipas raportimeve nga mediat italiane klubi anglez ka gjetur akordin me Sasuolon dhe do t’i paguajë italianëve rreth 42 milionë euro për kartonin e Skamakës, i cili ka rënë gjithashtu dakord për këtë transferim.

Në këto kushte Broja i largohet pretendentit kryesor për transferimin e tij dhe ndërmerr një hap më shumë drejt qëndrimit te Çelsi.

Arena e Lajmit


Loading…

Broja-Uest Hem, dështon firma. Londinezët gjejnë akordin me talentin e Serisë A

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook