Kukësi me një plan të qartë, verilindorët do të ndjekin një strategji edhe për… shitjet

Dy sezonet e fundit Kukësi nuk ia ka dalë dot që të arrijë objektivin minimal, siç ka qenë pjesëmarrja në Europë. Edhe pse investimet në klub kanë qenë të mëdha, duke afruar lojtarë cilësorë dhe të mirëpaguar, sërish ekipi nuk ia ka dalë që të përligjë besimin. Në fund të edicionit humbjet financiare të skuadrës kanë qenë jo të vogla, pasi dihet që klubet shqiptare përfitimin më të madh e kanë nga pjesëmarrja në Europë. Kjo situatë ka sjellë më pas edhe largimin e trajnerit në fund të sezonit, si edhe një furtunë sa u përket lojtarëve, duke ndërruar skuadrën pas çdo sezoni.

kukesi

NJË VIT NDRYSHE

Megjithatë, ky vit pritet të jetë ndryshe për Kukësin, jo sa u përket objektivave, sepse ata janë gjithnjë titulli kampion dhe Europa, por mënyra se si do të operojnë, ku duket se ka ndërruar kurs. Pritet që stafit dhe lojtarëve aktualë t’u jepet besim i plotë për të nisur një projekt afatgjatë me këtë klub dhe jo në përfundim të edicionit të ketë ndryshime drastike. Jo më kot, kontratat janë të gjitha dy ose trevjeçare dhe për më tepër kanë marrë lojtarë që nuk i kalojnë të 30-at. Shpenzimet nuk kanë qenë marra mendëse, kjo edhe për shkak të mungesës së arkëtimeve për mospjesëmarrjen në Europë, por janë thithur lojtarë që premtojnë shumë. Gjithsesi, pritshmëritë janë sërish të mëdha, sepse dekadën e fundit verilindorët janë mësuar t’i japin tonin futbollit shqiptar. Dy vite pa Europë janë vërtet shumë për një skuadër që gjithnjë ka qenë pjesë e saj në tetë sezonet e fundit, por këtë vit nuk është vetëm Europa apo titulli objektiv.

SHITJET

Përpos një plani më afatgjatë sa i përket grupit të krijuar, këtë sezon klubi ka pritshmëri të mëdha edhe te spikatja e lojtarëve, për t’i shitur më pas dhe përfituar nga ana financiare. Një pjesë e mirë e futbollistëve janë në nisje të karrierës së tyre dhe shihen si të perspektivës, ku me paraqitjet e tyre mund të tërheqin vëmendjen e klubeve të huaja. Në dy sezonet e fundit, klubi ua ka parë “hajrin” shitjeve, me Patrik Eze vitin e kaluar që solli në arkat e klubit 150 mijë euro dhe Vitor Feizhao këtë sezon, preh të cilit u arkëtuan 50 mijë euro. Megjithatë, sërish në Kukës i konsiderojnë pak këto të ardhura, ndaj sezonin që vjen shpresojnë për më shumë përfitime nga merkatoja në dalje.

Arena e Lajmit


Loading…

Kukësi me një plan të qartë, verilindorët do të ndjekin një strategji edhe për… shitjet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook