U arratis nga gjykata spanjolle pasi përfitoi nga vetëvrasja e një polici, arrestohet 46-vjeçari shqiptar

5ee88d92 E87a 4c55 8527 2f6bb6f4c604 16 9 Discover Aspect Ratio Default 0

Përfundon arratia e shqiptarit që u arratis nga gjykata spanjolle ditën e premte. 46-vjeçari me inicilaet P.E., me banim në bashkinë Castellón të Orpesa, i kërkuar nga drejtësia përfitoi nga kaosi i shkaktuar nga vetëvrasja e një polici në Castelló.

Shqiptari kishte shkuar në selinë gjyqësore në kryeqytetin e La Plana për të nënshkruar për një proces që figuron në procesverbalin e tij dhe, kur zyrtari në detyrë vazhdoi ta identifikonte atë në kompjuter, ai zbuloi se kishte një urdhër kërkimi dhe paraqitjeje nga një gjykatë tjetër.

Pikërisht në atë moment ata dëgjuan të shtënën fatale të agjentit dhe duke përfituar nga çoroditja e momentit në kompleks, duke qenë i vetëdijshëm se do ta arrestonin, në vend që të priste, shtetasi shqiptar u shkëput gradualisht nga pika e vëmendjes dhe filloi arratisjen.

Kur u kthye normaliteti në seli, agjentët verifikuan se ai ishte arratisur dhe nisën operacionin për gjetjen e vendndodhjes së tij.

U arratis nga gjykata spanjolle pasi përfitoi nga vetëvrasja e një polici, arrestohet 46-vjeçari shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook