Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Republikës Federale Gjermane, Peter Zingraf.
Gjekmarkaj shprehet se në fokus të këtij takimi ishin zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike si edhe ‘lokalet’.
Më tej thekson se gjatë bashkëbisedimit e ka informuar Zingraf për iniciativën e djeshme të grupit parlamentar të PD-së për të mandatuar, Gazmend Bardhin që të bisedojë mbi mundësinë e bashkëpunimit me pjesën tjetër të PD-së mbi zgjedhjet lokale.
Reagimi:
Një bisedë realiste mbi çështjet akute të integrimit europian të shqiptarëve, një ëndërr kjo shekullore e cila tek roli e ndihma e Gjermanisë si forca më e madhe ekonomike, politike e integruese e kontinentit shpreson të shpërblehet.
Po aq sa dhe trajektoret e demokracisë së brendshme, dinamikat plot paradokse në bashkebisedimin tonë ishin zhvillimet në Partinë Demokratike, mundësitë dhe format që duhen eksploruar për bashkimin e pjesëve të saj duke ruajtur vlerat perendimore mbi të cilat ajo është themeluar.
E Informova z.Zingraf për insiativën e djeshme të grupit parlamentar të PD-së për të mandatuar z. Gazmend Bardhi që të bisedojë mbi mundësinë e bashkëpunimit me pjesën tjetër të PD-së mbi zgjedhjet lokale.
Dalja me një kandidat në sintoni me kërkesat e qytetarëve dhe interesat e frontit opozitar pa vënë kushte dhe pa pranuar të tilla, është detyrim mbi çdo gjë tjetër.