Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me sulmet kibernetike me të cilat është përballur Shqipëria.
Arben Çuko, Ekspert për çështjet e sigurisë, ka deklaruar se shënjestër e sulmeve kanë qenë edhe SHBA, deklaratë të cilës i është përgjigjur gazetarja Klodiana Lala, duke thënë se atje nuk ka reagim të vonuar si Këshilli i Sigurisë në Shqipëri.
Çuko: Diskutimi u kanalizua në probleme teknike. Përderisa sistemet tona janë të dëmtuara apo rrezikuar…
Lala: A ka përgjegjës se po mbroni në mënyrë indirekte qeverinë
Çuko: E mbroj në mënyrë direkte. Ngri pyetjen kush është përgjegjës. E di përgjigjen?
Lala: Mendoj që po.
Çuko: Mos më thuaj qeveria se është term i madh. Nuk mund ta thuash as unë as ti del pas një analize
Lala: E them që ke me të. Sisteme të pambrojtura e janë hedhur në kosh mln euro.
Çuko: Jemi sulmuar nga një superfuqi kibernetike
Lala: Thuaji shyqyr si ka vajtur mendja se do na kishte hakuar një student.
Çuko: Është sulmuar edhe SHBA
Lala: Atje ka reagim nuk mblidhet Këshilli i Sigurimit 4 muaj me vonesë.
Daci: Nuk u dha asnjë informacion i saktë, cili është bilanci i dëmit. Ndërkohë Microofti ende punon. Gjendja civile sot nuk funksiononte.