Me debate e diskutime po shoqërohet emisioni i sotëm ‘Open’ në ‘News24’ ku temë diskutimi është çështja e sulmeve kibernetike në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij Avenir Peka, ekspert për çështjet e sigurisë, ish-zv/Ministër i Brendshëm tha se sistemi E-albania u ndërtua nga Ilir Beqja dhe dy kompani të tjera që sipas tij vodhën lekët.
Peka: Sistemin E-Albania e ka bërë Ilir Beqaj dhe ekspertët e tij. Ti ma nxjerr lajm të mirë? Ilir Beqaj është një ndër tre kompanitë që ka marrë paratë dhe ka ngritur sistemin. Kanë vjedhur, kaq e thjeshtë është. Vetëm në Shqipëri ndodh të bëhet siç bën AKSH-i.
Gazetarja Glidona Daci: Institucionet s’bënë gjë dhe për patronazhistët
Arben Çuko, ekspert për çështjet e sigurisë, ish-deputet i PS: Po ka përgjegjësi dhe qeveria. Jemi në mes të një lufte, të një beteje, që mund të ketë pasoja të këqija nëse do thellohet. Por nuk është momenti për të prerë ‘kokën’. Ekspertët e Microsoft po merren me këtë çështjes.
Klodiana Lala: Duhet transparencë dhe se informacion kanë marrë hackerat. Qeveria tha nuk janë prekur asgjë. Njëherë nxorëm tanket në rrugë.
Çuko: Të dhënat e ministrisë së Mbrojtjes nuk kanë dalë.