Fitorja në miqësoren e parë sezonale, Alegri: Pogba, simboli i këtij Juventusi! Di Maria…

Juventusi fitoi miqësoren e parë sezonale ndaj meksikanëve të Guadalahara Çivas me rezultatin 2-0 falë golave të dy futbollistëve të rinj, Da Gracës dhe Kampanjosë. Pas ndeshjes në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Masimiliano Alegri duke analizuar sfidën dhe triumfin e parë të bardhezinjve në prag të startit të sezonit të ri futbollistik:

ALEGRI

“Një provë e mirë, skuadra ka punuar shumë edhe në Torino këto ditë dhe mund të shihni rezultatet, loja u luajt mirë ritme të larta, si në pjesën e parë ashtu edhe në atë të dytë.

Jam i kënaqur me të rinjtë. Tani le të vazhdojmë kështu, sepse duam të bëjmë mirë edhe në miqësoret e radhës. Më pëlqeu Faxholi dhe po ashtu edhe Gati, i cili ishte mirë në aksionin e golit të parë, megjithëse padyshim që duhet të thithë ende disa mekanizma mbrojtës.

Di Maria bëri një sfidë të mirë, shumë i dobishëm për të vendosur minuta në këmbë në këtë fazë të hershme të sezonit.

Pogba? Një nga lojtarët më të fortë në botë, ai i jep kualitet të jashtëzakonshëm mesfushës. Bëri një paraqitje të mirë, ka disa aspekte për të punuar, por ai do të jetë një nga simbolet e këtij ekipi.”, përfundoi Masimiliano Alegri.

– Arena e Lajmit


Loading…

Fitorja në miqësoren e parë sezonale, Alegri: Pogba, simboli i këtij Juventusi! Di Maria…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook