“Më vodhi shtëpinë”, kanosi të dyshuarin si hajdut, arrestohet i riu, në kërkim bashkëpunëtori

Policia Fushe Kruje

Një i ri në Krujë është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kanosur një 29-vjeçar, pasi pretendonte se ky i fundit i kishte vjedhur sende në shtëpinë e tij.

Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet K. M., 29 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi J. S., 36 vjeç, banues në Mamurras, Laç. Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 29-vjeçar (të dënuar më parë për vjedhje), pasi pretendonin se u kishte vjedhur sende në banesat e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË
Kanosën një shtetas, pasi pretendonin se u kishte vjedhur sende në banesat e tyre, vihet në pranga 29-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

29-vjeçari u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kokainë me vete, si dhe me faqe online aktive në celular, për vendosjen e basteve sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit se një shtetas ishte kanosur nga 2 shtetas të tjerë, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të saj.

Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 29 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi J. S., 36 vjeç, banues në Mamurras, Laç. Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 29-vjeçar (të dënuar më parë për vjedhje), pasi pretendonin se u kishte vjedhur sende në banesat e tyre.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit të arrestuar K. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, si dhe konstatuan se 29-vjeçari mbante aktive në celularin e tij, faqe online për vënien e basteve sportive.

Vijon puna për kapjen e shtetasit J. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

“Më vodhi shtëpinë”, kanosi të dyshuarin si hajdut, arrestohet i riu, në kërkim bashkëpunëtori

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook